“Turp ta them, blejmë me lista”, të moshuarit në fshatin e Delvinës ushqehen me borxhe
Në telat e rrobave ka vite që nuk ndehen veshje fëmijësh.
Shtëpitë në Fushë-Vërri të Delvinës mbahen hapur nga të moshuarit.
Jetojnë vetëm, pa fëmijë, pa nipër e mbesa.
Të rinjtë e kanë braktisur fshatin dhe janë larguar drejt qyteteve të mëdha apo jashtë vendit në kërkim të kushteve më të mira të punës dhe jetës.
“Kam shtatë fëmijë, tre i kam në Greqi dhe katër i kam këtu.
Vetëm pleq kanë ngelur këtu.
Të rinjtë na kanë ikur të gjithë, nuk ka.fëmijët kanë ikur të gjithë në emigracion,” thonë banorët.
Banorët që kanë mbetur jetojnë në varfëri.
“Me 13 mijë lekë pension. Po nuk na doli, le të hamë dhe bar. Edhe ushmie me listë kemi marrë shumë herë,” thonë ata.
Thuajse të gjithë janë pensionistë. Ta ardhurat janë të ulëta ndaj detyrohen të punojnë edhe në toka pavarësisht pamundësisë fizike të moshës.
“Unë jam 70 vjeçe. Tani kam, nuk kam mundësi. goja do të hajë.
Mbjellim lakra, hudhra, qepë. Me këto pak gjëra që mbjellim, jetojmë,” thonë ata.
Tregues i varfërisë është edhe ky dyqan. Ka ditë që blerësit mungojnë.
“Që në mëngjes, deri tani kam shitur vetëm një paketë,” thotë një shitës.
Ashtu si shumë fshatra të tjerë të Shqipërisë edhe Fushë – Vërria në Delvinë rrezikon të boshatiset për shkak të emigrimit në masë të banorëve.