Butrinti humbet sërish në transfertë kundë AF Elbasanit

Kategoria e Dytë ka mbyllur ditën e sotme javën e saj të gjashtë.

Butrinti ka marrë një tjetër disfatë në transfertë kundër skuadrës së AF Elbasanit.

Skuadra e drejtuar nga Odisea Çipa është mposhtur me rezultatin e thellë 4-1.

Golat për vendasit u shënuan nga ana e Broshkës, Gavës, Lleshit dhe Koçit.

Ndërsa për Butrintin golin e vetëm e shënoi Lala.