Itinerar vullnetarësh nga bota, drejt Sarandës

Grupe të tëra vullnetarësh nga disa vende të botës, kanë “zbuluar” Sarandës, me misionin për t’i dhënë jetës variacion dhe dimension.

Ata që dhuruan argëtim pa fund, ishin vullnetarë të ardhur nga USA, Suedia, Austria, Sllovakia dhe nga disa rajone të Italisë, si: Liguria, Abruzzo, Kalabria dhe Puglia. Udhëtuan drejt brigjeve të Sarandës me varka me vela, duke performuar muzikën si terapi.

E spikatur sidomos muzika e luajtur prej tyre në instrumente të traditës arbëreshe.

Nuk munguan gjithashtu performancat me klloun terapi, që ata dhuruan për fëmijët e Qendrës për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Forcimin e Familjes, që funksionon si institucion social në varësi të Bashkidë, në qytetin e Sarandës.