Një tjetët ngjarje e rëndë, kësaj radhe në Sarandë: Arrestohet 44- vjeçari pasi dhunoi nënën e tij
Policia e Sarandes njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit arrestuan në flagrancë shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë që ditën e djeshme një rast i tillë ndodhi edhe në Xarrë të Konispolit, ku nje tjeter person dhunoi nenen e tij duke u arrestuar me pas nga ana e policise.