“Misteri” i vizitës së Jim Belushit në Lazarat: Si aktor apo si fermer kanabisi?
Aktori shqiptaro-amerikan Jim Belushi ndodhet në Shqipëri për xhirimet e një dokumentari. Prej dy ditësh po qëndron edhe në Gjirokastër ndërsa sot është shfaqur në Lazarat bashkë me kryebashkiakun Flamur Golemi. Po ç’ne Jim Belushi në Lazarat?
“Me të madhin Jim Belushi në Lazarat, për të eksploruar fshatin që pavarësisht të shkuarës, ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit dhe është gjithashtu një shesh-xhirimi perfekt për projekte kinematografike ndërkombëtare si ai që po bën aktori shqiptaro-amerikan. Të tjerat më vonë…”, shkruan kryebashkiaku i Gjirokastrës.
Kujtojmë që Jim Belushi është edhe një fermer kanabisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Kaliforni ai zotëron një fermë të madhe të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.
Për vite me radhë Lazarati ka qenë vendi kryesor i kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
Ndërkohë qeveria “Rama” po bën gati një ligj për legalizimin e kësaj bime. Në këtë kontekst kushdo mund të ketë hamendësimet e veta rreth pranisë së Belushit në Lazarat.
Edhe pse kryeministri Rama, gjatë takimit që pati me Belushin, deklaroi se ai ka ardhur në Shqipëri për një dokumentar që do shfaqet tek Discovery.