Lojtarët nga Saranda që mundën Butrintin dhe revolta e tifozëve sarandiot
Butrini pësoi sot një disfatë me rezultatin 2-1 në transfertë kundër skuadrës AF Luftëtari.
Një sfidë ku pati shumë surpriza dhe polemika të krijuar në përfundim të 90- minutave.
Dy autorët e golave që mposhtën ekipin e Butrintit, janë pikërisht dy lojtarë me orgjinë nga Saranda dhe që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre.
Bëhet fjalë për Alesio Kolonjën që shënoi golin e parë dhe Mario Mërkurin që shënoi të dytin.
Edhe pse që të dy janë lojtarë profesionistë dhe normalisht do bëjnë detyrën që u takon për fanellën që mbajnë veshur, golat e shënuar nga dy lojtarët nga Saranda nuk u pritën mirë nga tifozeria sarandiote që ishte e pranishme në stadiumin e Gjirokastrës.
Kjo për shkak se që të dy lojtarët në momentin e shënimit të golave festuan, diccka që solli një pakënaqësi tek tifozët duke e cilësuar si mungesë respekti ndaj tyre dhe klubit që i ka prodhuar si lojtarë.
Pas këtyre gjesteve, ka ardhur dhe reagimi i futbollistit Alesio Kolonja, i cili ka kërkuar falje për veprimin e tij.
Në një postim ai shkruan:
“Ju kërkojë ndjesë të gjithë tifozave sarandiot për gjestin anti-sportiv që bëra. Kërkoj falje 1000- mijë here”, shkruan ish lojtari i Butrintit Alesio Kolonja. /Sarandanews.com/