Flamur Golemi: Çdo mbështetje që merr, Gjirokastra di ta kthejë mbrapshtë. Faleminderit Edi Ramës!
Nga Flamur Golemi
Ndoshta e ka fajin kujtesa ime, por nuk mbaj mend ditë kaq shumë intensive, me kaq shumë takime plot frymëzim për të tashmen dhe të ardhmen, për Gjirokastrën sot dhe atë të gjeneratës tjetër.
Faleminderit kujtdo që ishte në këto takime, faleminderit shumë e shumë të tjerëve që na ndoqën në distancë, faleminderit socialistëve dhe çdo qytetari tjetër të zakonshëm që kontribuon në mënyrën e vet në përpjekjen e përbashkët për të bërë më të mirën për Gjirokastrën.
Faleminderit kryeministrit Edi Rama, ministres Kumbaro e çdo anëtari tjetër të qeverisë për mbështetjen pa kushte e të vazhdueshme për Gjirokastrën. Në çdo rast është një mbështetje që ia vlen dhe kthehet mbrapsht disafish, jo veç si fitore në zgjedhje për Partinë Socialiste, por në një dimension shumë më të gjerë se kaq.
Gjirokastra është një qytet i përbotshëm, është djep kulture dhe një markë ndërkombëtare për Shqipërinë. Ta ruajmë si sytë e ballit dhe të punojmë çdo ditë e më shumë për të konservuar vlerat e saj dhe për të ndërtuar këtu një të ardhme më të mirë.