FOTOT/ Adrian Gurma takime me banorët e fshatit Gjashtë

Kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, ka zhvilluar sërish takime me banorët e fshatit Gjashtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gurma shkruan:

“Në fshatin Gjashtë, me Ajetin, Bardhin, Bexhetin e banorë të tjerë të kësaj lagjeje, njerëz të thjeshtë e puntorë, që kanë ndërtuar prej vitesh jetën këtu, e të bëjnë të ndihesh mirë duke të çelur me mirësi e bujari derën e mikpritjes”, thekson Adrian Gurma. /Sarandanews.com/