Adrian Gurma ndjek nga afër punën në qendrën e grumbullimit dhe të paketimit të mbetjeve të riciklueshme

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, vizitoi këtë të martë nga afër ecurinë e punimve në Qendrën e Grumbullimit dhe të Paketimit të Mbetjeve të Riciklueshme.

Gjatë diskutimeve Gurma thekson se ccdo gjë është në rrugën e duhur edhe në marrjen e masave për ccdo problematike që mund të shfaqet gjatë procesit.

“Në Qendrën e Grumbullimit dhe të Paketimit të Mbetjeve të Riciklueshme, për të ndjekur nga afër punën dhe marrjen e masave për tejkalimin e problematikave që dalin gjatë këtij proçesi”, shkruan Adrian Gurma.

Kujtojmë që pak javë më parë Saranda u konsiderua si bashkia më model në Shqipëri sa i përket riciklimit të mbetjeve.

Vetë kryeministri Rama shprehu vlerësime për bashkinë Sarandë dhe kryebashkiakun Gurma, për punën e shkëlqyer që kanë bërë në këtë sektor. /Sarandanews.com/