Butrinti nuk u paraqit në ndeshjen me Dinamon, trajneri Çipa: Ndryshuan datën, si qëndron e vërteta
Butrinti nuk u paraqit në ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos, teksa u tha se kjo ndodhi për shkak të vështirësive financiare.
Megjithatë diçka e tillë edhe mohuar nga vetë trajneri i Butrintit, Odise Çipa. Ky i fundit, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se ndeshja ishte planifikuar për të mërkurën e 13 tetorit, por klubit sarandjot iu bë e ditur të dielën pas ndeshjes me Labërinë, se sfida me Dinamon është afruar me një ditë.
Sipas Çipës, duke parë mungesat e shumta të lojtarëve, klubi vendosi të mos udhëtojë drejt kryeqytetit për të luajtur ndaj Dinamos. Gjithashtoi ai mohoi të ketë probleme financiare te klubi i Butrntit, ku tha se po presin të marrin rrogën e muajit të parë, të shtatorit.
“Ndeshja me Dinamon ishte planifikuar për datën 12 tetor, ndërsa të dielën pas ndeshjen me Labërinë, na u bë e ditur se do afrohej ndeshja me një ditë. Ne në pamundësi për të udhëtuar në këtë ndeshje, pasi në ndeshjen e fundit na u vra portieri dhe kishim 2-3 lojtarë të dëmtuar. Përveç kësaj, Disiplina na ka dënuar edhe 4 lojtarë. Për këtë kemi dërguar një email që nuk marrim dot pjesë në këtë ndeshje.
Ne deri tani, kam dy muaj këtu. Nuk kemi pasur probleme të tjera. Pa filluar kampionati, kemi zhvilluar 5 ndeshje miqësore. Nuk kemi pasur probleme financiare. Ato në rrjete sociale, janë thjesht gojëdhëna dhe të pavërteta.
Sipas ligjit Bashkitë nuk mund të investojnë më në klubet. Nga ai moment është bërë Shoqata Butrinti, e cila po regjistrohet në Gjykatën e Tiranës. Shoqata do mbledhë të ardhura nga donatorët. Ne në shtator kemi filluar dhe po presim rrogat e muajit të pare”, u shpreh trajneri i Butrintit.