Pritje dhe nderim për piktorin e shquar Nallbani dhe skulptorin e njohur Tavanxhi
Në mbyllje të ekspozitës vetiake të piktorit të shquar Hasan Nallbani, Mjeshtër i Madh dhe me rikthimin e skulptorit të njohur Genti Tavanxhi, Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, rezervoi një pritje për dy artistët. Ai u shprehu falenderim për praninë e tyre gjatë sezonit turistik me ekspozita vetiake në Galerinë “Art-Saranda”.
Artistët i dhuruan me autograf Kryebashkiakut Gurma albume me punët e tyre ndër vite, ndërsa ai i nderoi ata me Çertifikatë Mirënjohjeje, që me artin e tyre i shtuan ngjyra dhe vlera Sarandës së bukur.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqsore e të përzemërt dhe la të hapur mundësinë për bashkëpunime të tjera.