Krijues nga bota, manifestim poetik në Sarandë
Klubi i Krijuesve “Jonianët”, risolli në Sarandë poetë nga rajoni dhe nga disa vende të potës. Sipas një tradite tashmë 16-vjeçare, Saranda u bë vendi i Manifestimit Poetik “Trirema e Poezisë Joniane”, një event që ka mbështetjen e Bashkisë së Sarandës.
Manifestimi nisi me prezantimin e pjesëmarrësve, të cilët ishin nga Gjermania, Suedia, Zvicra, Kanadaja, Italia, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Secili recitoi për të pranishmit poezinë e vet më përfaqësuese, shkëputur prej Antologjisë së botuar enkas për Manifestimin Poetik 2022, titulluar “Nuk jam bardi yt, o det”.
Në fjalën e vet Pajtim Çaushi, Kryetar i Klubit të Krijuesve “Jonianë”, bëri ndër t” tjera një falenderim homazh për poetin Agim Mato, duke i njohur meritën e inicimit të eventit Trirema e Poezisë Joniane”, 16 vite më parë. Poetët pjesëmarrës në Manifestimin Poetik 2022 u pritlën edhe nga Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma.
Ai i falenderoi që zgjodhën Sarandën si muzën e tyre, duke i shtuar asaj lirikën dhe shpirtin poetik e duke u kthyer në ambasadorë të promovimit të vlerave dhe në kontributorë për dimensionin kozmoplitan të Sarandës.
Një vend të rëndësishëm në agjendën e Manifestimit Poetik 2022, zuri diskutimi krijues për poezinë e Poetit Kombëtar Naim Frashëri.
Eventi u mbyll me shpërndarjen e Çertifikatave të Pjesëmarrjes në “Trirema Poetike Joniane”, 2022.