COVID-19: Saranda e qetë në mbrëmje, qytetarët qëndrojnë në shtëpi

Mbrëmja e sotme, i ka gjetur të gjithë qytetarët e Sarandës në shtëpi.

Qytetarët vijojnë të respektojnë maksimalisht rregullat e vendosura nga qeveria në luftën kundër COVID-19.

Rrugët e Sarandës në mbrëmjen e sotme kanë qenë të zbrazura, me qytetarët që kanë qëndruar në shtëpi.

Të vetmit që qarkullojnë, janë patrrullat e policisë dhe ndonjë automjet që ka autorizim. /Sarandanews.com/