Vijon bilanci tragjik në Itali

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka bërë publik bilancin e ri për të infektuarit dhe viktimat nga koronavirusi në Itali.

Brenda 24 orëve në Itali janë regjistruar 4.782 raste të reja me koronavirus.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 110 574.

Brënda ditës kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, 727 persona.

Numri total i viktimave shkon në 13,155.

Të martën numri i personave që ndërruan jetë ishte 837, kjo do të thotë që të mërkurën kanë ndërruar jetë 110 persona më pak.