Moti i keq, pezullohet linja e pasagjerëve Sarandë-Korfuz-Sarandë
Drejtoria e Pergjithshme Detare (DPD) bën të ditur se si rezultat i kohës së keqe në detin Jon, me erë të fortë drejtimi Veriperëndim, linja e pasagjerëve Sarandë-Korfuz-Sarandë nuk do të operojë ditën e sotme, sipas planit.
DPD, thotë se përmirësimi i motit në gjirin e Sarandës pritet të jetë pas orës 18: 00 të ditës së sotme.
“Kapiteneria e Portit Sarandë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen nën kontroll të situatës dhe sigurinë e mjeteve në port”, bën të ditur DPD.