Sarandë: Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, ekspozite e monumenteve nga bashkia

29 shtatori-Dita Kombetare e Trashegimise Kulturore u shoqerua me nje event te vecante ne Sarande.

Në kuadër të Javës së Trashëgimisë Kulturore, Sektori i Trashëgimisë Kulturore Sarandë dhe Drejtoria e Turizmit në Bashkinë Sarandë, çelen ne sheshin”Nene Tereza” te qytetit, ekspoziten: “Monumentet e Kulturës, Destinacione Turistike”.

Sipas shefit te sektorit te Kultures Kombetare ne Sarande , Genci Koçi, “Ekspozita me rreth 30 stenda me fotografi nga monumentet e rajonit Sarandë-Delvine fokusoi pamje te monumenteve me te rendesishme te jug-perendimit te Shqiperise duke u ndjekur me interes nga qindra vizitore, nxenes te shkollave te qytetit, njerez te mediave, etj,.”

Kuratore e kesaj ekspozite ishte Eva Mato, njeheresh edhe drejtore e turizimt ne Bashkine e Sarandes.