Zjarr në një magazinë në Sarandë/ Lëndohet roja, niset me urgjencë drejt Tiranës
Mbrëmë rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, ka rënë zjarr në kabinën e vendrojës, ku qëndronte shtetasi I. Xh., 59 vjeç.
59-vjeçari është dëmtuar nga zjarri dhe do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht.