Majlinda Vaso emërohet në krye të zyrës arsimore Sarandë- Delvinë- Konispol
Ky vit i ri arsimor solli ndryshime në drejtim të ZVAP Sarandë- Delvinë- Konispol.
Një mësuese me përvojë dhe rezultate në mësimdhënie efektive tanimë është drejtuesja e re e ZVAP Sarandë – Delvinë – Konispol. Majlinda Vaso, Drejtoresha e re e ZVAP, Sarandë – Delvinë- Konispol.
Ajo ka qënë mësuese e lëndës kimi – biologji në shkollën e mesme të përgjithshme “Hasan Tahsini” dhe me një përvojë prej 31 vitesh në mësimdhënie. Drejtuesja e re e ZVAP,Majlinda Vaso ka zëvendësuar në këtë pozicion Majlinda Mavro e cila u komandua pas daljes në pension të Vladimir Demaj.
“Mësuesinë e kam pasur dhe e kam pasionin tim. E pranoj sfidën për kërkesat cilësore për punën. Këtë do të kem prioritet të punës në drejtim të ZVAP, Sarandë që padyshim kërkon një analizë të thellë për të bërë më të mirën që mësimdhënia të ecë për të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik, u shpreh në bisedën e parë nga pozicioni i drejtuesit Majlinda Vaso.