“Saranda, ishte dallëndyshja e parë e këtij sezoni”, Kumbaro: Prenotimet vazhdojnë deri në fund të shtatorit
Saranda mbetet një qytet shumë i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ndau sot përshtypjet e pushuesve që po shijojnë maksimalisht gjithë çfarë kanë gjetur që nga plazhet e pastra, hotelet, shërbimet, argëtimin në Sarandë dhe Ksamil.
Edhe pse ndodhemi në muajin shtator, Saranda dhe Ksamili operatorët turistik konfirmojnë se prenotimet vazhdojnë deri në fund të shtatorit.
“Saranda, ishte dallëndyshja e parë e këtij sezoni turistik dhe ku turoperatorët konfirmojnë se prenotimet vazhdojnë deri në fund të shtatorit.
Pushues nga e gjithë bota mund të gjesh në Sarandë e në Ksamil, ku vetëm disa prej tyre kanë dhënë përshtypjet edhe në këtë video”, shkruan Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.