Sarandë, policia procedon penalisht 49- vjeçarin për një pako ushqimesh
Policia njofton se sga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 49 vjeç.
Procedimi penal filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Sarandë, iu gjet një sasi produkti ushqimor, i dyshuar i kontrabanduar në kufi me shtetin grek.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.