Arrestohen dy shoferë në Sarandë, drejtonin makinat të dehur
Policia njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. B., 57 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
R. M., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.