Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi nuk do të penalizohen
Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje 90-ditore nuk do të penalizohen nga qeveria greke për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe kërkojnë të kthehen në Shqipëri pasi u mbaron leja e qëndrimit 90-ditor në zonën Shengen.
Rama deklaron se nuk do të gjobiten nëse kalojnë afatin e qëndrimit, për shkak se kufiri është mbyllur si pasojë e vendimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit. Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja”, deklaroi Rama.