Kapet në befasi vlonjati që shpërndante doza droge, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Një 29-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi iu gjet lëndë narkotike në banesë dhe e shpërndante në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet do t’i referohen Prokurorisë Vlorë, në ngarkim të shtetasit A. Gj., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.