EMRI/ Vrasja me thikë në Sarandë, identifikohet viktima
Klodian Bakiaj është 41-vjeçari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme në Sarandë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti çasti mes Bakiajt dhe një personi tjetër i cili është në kërkim nga policia.
Klodian Bakiaj fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por s’i mbijetoi plagëve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin bregdetar.