Pas tragjedisë në Himarë, skafi kalon zonën e kufizuar në plazhin e Potamit! Gjobitet pronari me 200 mijë lekë dhe bllokohet mjetin lundrues
200 mijë lekë gjobë dhe bllokim mjeti lundrues për 5 ditë. Kjo ishte masa administrative, me të cilën u ndëshkua pronari i një mjeti lundrues që rrezikoi jetën e pushuesve duke lëvizur me skaf në plazhin e Potamit përtej zonës së kufizuar.
Pas pamjeve që u publikuan në rrjete sociale, Policia njofton se është bërë bërë vetifikimi i rastit edhe është shoqëruar mjeti lundrues, në Portin e Himarës.
“Në bazë të ligjit nr. 43 të vitit 2020, pronari i këtij mjeti, shtetasi P. P., 49 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masë administrative 200.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë, pasi shtetasi P. P. nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë. Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese”, njofton policia.
Pikërisht në zonën ku u filmua mjeti lundrues që nuk kishte respektuar zonën e kufizuar, ndodhi tragjedia ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas për vdekje nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.
E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.