Nis ndërtimi i rrugës së Fushë Bardhës, krijon akses në Kardhiq-Delvinë
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së Fushë Bardhës.
Rruga e Fushë Bardhës bën lidhjen me rrugën Kardhiq-Delvinë dhe iu shërben disa fshatrave.
“Ndërtimi i këtij segmenti do të bëjë të mundur krijimin e aksesit për banorët e fshatrave përreth si: Fushë Bardhë, Zhulat, Taroninë me aksin e ri Kardhiq- Delvinë, dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor për zonat përreth”, thuhet në njoftim.
Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe vendit.