“Na ktheni taksat ose nesër dalim në det” Pronarët e mjeteve të ujit në Sarandë paralajmërojnë

Pronarët e mjeteve ujore të Sarandës dhe Ksamilit u mblodhën sërish sot para zyrave të Komisariatit të Kufirit në Sarandë për të kërkuar si do u vejë halli.

“Eshtë dita e dhjetë që po sorollatemi. Vimë çdo ditë këtu dhe kërkojmë një zgjidhje nga Komisariati i Kufirit se na kanë pezulluar në mënyrë tē paligjshme. Dokumentat i kemi të sakta dhe tē ligjshme sipas atyre që ka kërkuar ushtrimi i këtij biznesi. Të dalin të na sqarojnë. Ata e dinë shumë mirë që veprimi i tyre është i paligjshëm. Kërkojmë një zgjidhje. Nuk jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte dhe të pezullohemi.Kërkojmë zgjidhje sot në ditën e dhjetë”

Ata thanë se kanë njoftuar komisariatin e Kufirit që nesër mjetet sipas dokumenteve që I ka dhënē kapiteneria dhe të gjitha institucionet do t’i hedhim mjetet në ujë.

“Ne kemi paguar taksat. Nëse nuk jeni të aftë të na lini në ujë të siguroni infrastrukturën, na ktheni lekët, na ktheni taksat e ne nuk hidhemi në ujë. Kemi rënë në një vendim. Nëse na dhunojnë e na gjobisin do I padisim”

Prej 2 gushtit kur në plazhin Potam të Himarës, ndodhi vrasja e vajzës 7 vjeçare nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase motorët e ujit janë pezulluar.