Gjirokastër, theu masën e sigurisë, arrestohet sërish nga policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., banues në Gjirokastër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.