FOTOT/ Djali i Jozefina Topallit shijon pushimet në Sarandë me modelen e njohur
Çifti i njohur Cindy Marina dhe Genar Topalli kanë nisur pushimet së bashku në jug të Shqipërisë.
Pasi modelja bëri disa ditë pushime me mikeshat në jug të Francës, tani ishte radha për disa ditë romantike në shoqërinë e partnerit.
Dy të rinjtë nuk kanë zgjedhur të publikojnë foto së bashku në rrjetet sociale, duke shijuar këto ditë pa vëmendjen e mediave. Megjithatë, nuk kishin sesi t’i shpëtonin syrit tonë, teksa të dy kanë pozuar nga i njëjti destinacion, por në momente të ndryshme.
Gjatë qëndrimit në Sarandë çifti ka vizituar edhe “Syrin e Kaltër”, ku të dy kanë publikuar foto, por natyrisht veç e veç, duke preferuar të mos shkaktojnë zhurmën mediatike.
Gjatë një interviste, Cindy Marina deklaroi se ka dëshirë që këtë pjesë të jetës së saj ta mbajë private, duke mos dhënë shumë detaje. Por kur u pyet se nëse romanca e saj me Genard Topallin është një ndër arsyet pse ajo po qëndron ende në Shqipëri, moderatorja pohoi, duke shtuar se arsyeja tjetër janë angazhimet e punës.
“Më bën për të qeshur pak se pse se kuptoj pse bën kaq shumë lajm. Është jeta ime personale dhe unë nuk kam shumë për të folur. E kam thënë edhe më parë dhe kam vendosur që të mos flas sepse më duket se tregoj shumë nga jeta ime nëpërmjet rrjeteve sociale dhe diçka dua ta mbaj për vete. Më ka bërë çudi në fakt… Nuk e kuptoj pse ka kaq shumë interes por ka me sa duket. Thjesht nuk dua të flas shumë sepse dua ta mbaj pak më private. Në fakt puna po më mban në Shqipëri, por edhe kjo është një aspekt që ndikon”, tha ajo.