Mirela Kumbaro, nxjerr libraritë nga karantina!
Karantina ka nxjerrë në pah cilësitë e mira të shumëkujt.
Përshembull ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, tregoi në karantinë, se ka vërtet dashuri për librin dhe leximin, duke ndarë në instagramin e saj video ku ulet dhe lexon përballë bibliotekës së shtëpisë.
Ish-ministrja Kumbaro ka lexuar, “Kush vallë më shpëtoi”, poezi e shkrimtarit Tasim Gjokutaj.
Kumbaro nuk është mjaftuar me kaq, ajo ka bërë një superakt duke ia dalë të nxjerrë libraritë nga karantina. Libraritë në Shqipëri u mbyllën , me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duke u cilësuar aktivitet që nuk lejohen.
Por Kumbaro shkroi përditë në instagramin e saj, duke kërkuar hapjen e tyre dhe nevojën që kanë njerëzit të lexojnë, duke komunikuar për këtë dhe me ish-kolegen Ogerta Manastirliu, e cila është në krye të emergjencës këto ditë.
Ministrja e shëndetësisë, Manastirliu, firmosi një urdhër ku lejon shërbimin në librari dhe kancelari, në orare të përcaktuara.
Kumbaro ndau lajmin e kënaqur me ndjekësit e saj.
Mirela Kumbaro tregoi edhe një herë se e ka pasur seriozisht dashurinë për librin, qoftë si përkthyese, ministre dhe ish-ministre.
Paçim sa më shumë ministre kulture, që kanë lidhje me kulturën.