Me qira në Sarandë, anglezi gjendet i vdekur në banesë
Një shtetas anglez i cili jetonte me qira në qytetin e Sarandës, është gjetur i vdekur në banesë.
Bazuar nga të dhënat paraprake, policia thotë se sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr.1, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi anglez A. G., 64 vjeç.
Dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.