Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shkon në SPAK
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Leli është parë jashtë dyerve të SPAK ndërsa nuk dihen arsyet pse ai është thirrur në këtë institucion.
Ditën e sotme ai u sulmua nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Pogradec. Rama tha se drejtuesi i bashkisë së Vlorës fle gjumë pavarësisht kapaciteteve që ka bashkia që ai drejton.
“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama