Sarandë, koncert trigjuhësh në skenën e shëtitores
Skena e vendosur në shetitore gati për çdo mbrëmje ka tani koncerte e performanca të artistëve lokalë e të ftuar.
Ato sjelllin ofertën e tyre artistike, që shoqëron pushimet në netët e sezonit turistik. “Rikthimi” titullohej koncerti recital i sopranos Luljeta Strefi Polumbo, që u dha lëtë fundjavë, i mbështetur nga Bashkia e Sarandës.
Publiku vendas dhe turistët që janë duke pushuar në qytetin e Sarandës, e ndoqën me shumë interes dhe e pritën me ngrohtësi koncertin e këngëtares.
Kjo, edhe për faktin se ajo interpretoi me pathos mjaft këngë të njohura e të dashura nga fondi i muzikës shqiptare, por edhe sepse repertori i saj kishte këngë të zgjedhura të muzikës greke e asaj italiane, me të cilat ia doli të mbajë të mbërthyer publikun.
Luljeta Strefi ka qenë edhe herë të tjera në skenën e Sarandës e kjo shprehej edhe me titullin “Rikthimi”, të koncertit të saj në këtë meskorriku.
Drejtor artistik ishte napolitani Giuseppe Polumbo.
Koncerti u moderua nga Pranvera Brinja, artiste sarandiote.