Universiteti mesazh prekës për Armandon nga Saranda: E hodhi kapelen e diplomimit bashkë me ëndrrat për të ardhmen, Zoti dhe ëngjëjt e deshën pranë vetes
Një mesazh ngushëllimi për vdekjen tragjike të Armando Kazmës në Sarandë ka shpërndarë edhe Universiteti Europian i Tiranës, aty ku djali kishte kryer studimet e larta.
“Armando Kazma, djaloshi i qeshur që rrezatonte mirësi, studenti i shkëlqyer i auditorëve të Universitetit Europian të Tiranës, nuk jeton më.
Armandoja do t’u mungojë të gjithëve që e njohën, shokëve dhe pedagogëve. E hodhi kapelën e diplomimit, bashkë me ëndrrat për të ardhmen, por Zoti dhe Engjëjt e deshën pranë vetes.
UET i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, në këto ditë të vështira. I paharruar kujtimi i tij!”, shkruhet në faqen e UET.