Ndeshja e fundit/ Po luante në kalçeto me shokët në Sarandë, detajet si humbi jetën 22- vjeçari
Ky është 22-vjeçari, i cili ndërroi jetë dje tragjikisht në qytetin e Sarandës.
Ai ishte duke luajtur futboll në kalçeto, kur papritur tenda u shemb nga era e fortë dhe e zuri 22-vjeçarin sipër.
Armando Kazma u transportua me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë sapo mbërriti pranë bluzave të bardha.
22-vjeçari ishte diplomuar vitin e shkuar teksa mësohet se ishte i angazhuar edhe politikisht.
22 vjeçari është nipi (djali i motrës) i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka bërë edhe një dedikim prekës në faqen e tij në Facebook.