Rishfaqet dhe Besnik Aliaj për zgjedhje në Sarandë, Zhupa: Bashkë do përzëm Rilindjen

Besnik Aliaj, i njohur si kandidat i PD për deputet përballë Fatos Nanos së PS në Sarandë në vitin 2005, është rishfaqur sot në krah të Ina Zhupës.

Aliaj ka dal në fushatë me Ina Zhupën që kandidon në Sarandë këto zgjedhje dhe kjo e fundit nuk ka nguruar të shpreh lumturinë në rrjetet sociale.

“E nderuar dhe e lumtur që kam mbështetjen dhe takojmë qytetarët bashkë me Besnik Aliaj!

Profesori ka treguar se munden kryeministra nga Saranda, duke mundur defacto Fatos Nanon në 2005.

Sot jemi skuadra që do përzere Rilindjen dhe do i kthej shpresen shqiptarëve.

Mirënjohëse për besimin që ka tek unë dhe për kontributin e madh që jep për ndryshimin!”, nënvizon Zhupa. /Sarandanews.com/