Një detaj i rëndësishëm që duhet ta dini përpara se të kaloni në rrugën Kardhiq-Delvinë
Nga data 2 korrik rruga Kardhiq-Delvinë është hapur për kalim duke shkurtuar ndjeshëm distancën drejt Sarandës. Por përgjatë zonës ku kalon kjo rrugë ka një problem që është hasur prej ditës së parë, sidomos kjo për Policinë e Shtetit.
Mbulimi me valë telefonike dhe valë të radiove policore është shumë i keq e në disa segemente fare i pamundur.
Kjo vështirëson raportimin e qytetarëve te Policia e Shtetit për ndonjë aksident të mundshëm apo për të kërkuar ndihmë në rast emergjence.
Kushdo që kalon përgjatë segmentit të kësaj rruge do të shohë celularin jashtë mbulimit me valë nga kompanitë telefonike.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të korrigjohet në vijim nga vetë kompanitë private ose përmes ndërhyrjes shtetërore.