Gurma me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, diskutuan mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma priti sot në një takim, ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Gjatë takimit Gurma dhe Jusufi biseduan për rritjen e bashkëpunimit dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Ishte kënaqësi që pas kontaktit të parë në “Ditët e Sarandës në Prishtinë”, të ritakohem në Sarandë me zonjën Shpresa Jusufi, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë”, tha Gurma në një postim në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku Gurma u shpreh se “si pushuese, por edhe si rezidente në Sarandë, ndamë konsiderata e ide mbi investimet më të fundit në infrastrukturë, përmirësimin e ofertës turistike, si dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik”.