SHIFRAT: Ja sa turistë e kanë vizituar Butrintin gjatë 4- muajve të fundit
Teksa në vend vlon debati për parkun Arkeologjik të Butrintit i cili do të menaxhohet nga një fondacion në një model që po zhvillohet për herë të parë në vend, statistikat e këtij viti tregojnë se interesi më i madh mbetet nga vizitorët është për një tjetër park.
Ministria e Turizmit dhe Kulturës publikoi statistikat e fundit që i takojnë periudhës janar-prill ku rezulton se në këtë 4-mujor të parë të vitit Apolonia mbetet parku më i vizituar.
Sigurisht shifrat duke pasur parasysh që përfshihen muajt e dimrit dhe pranverës tregojnë për një interes ende modest të vizitorëve në numra.
Kështu lidhur me parkun arkeologjik të Butrintit numri i vizitorëve ka qenë në 3895 vizitorë vendas dhe të huaj.
Gjatë janar-prill 2022 Zyra e Administrimit dhe Koordinimit Butrint ka vijuar punën për krijimin e kushteve në pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Njëkohësisht veprimtaria e këtij institucioni është përqendruar dhe në mirëmbajtjen, pastrimin dhe monitorimin e monumenteve.
Kryesisht gjatë kësaj periudhe janë realizuar 3 veprimtari në zërin: Ruajtja dhe mirëmbajtja e monumenteve të kulturës. Përsa u përket aktiviteteve mbi ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore janë realizuar 3 të tillë” nënvizon Ministria.