Ambasadori i Austrisë në Sarandë, takohet me Adrian Gurmën: Nxitje bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Christian Steiner zhvilloi sot një vizitë në Sarandë, ku u prit nga kryetari i bashkisë, Adrian Gurma.

Ndërsa ndau foto në rrjetet sociale nga ky takim, Gurma vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme në fushën ekonomike dhe atë arsimore.

Ai shtoi se me ambasadorin Steiner diskutoi mbi forcimin e marrëdhënieve, jo vetëm në fushën ekonomike dhe arsimore, ku prezenca austriake është evidente në rajonin tonë, por edhe në turizëm, art e kulturë.

“Takimi u fokusua në hapjen e mundësive të reja për ridimensionimin e marrëdhënies së veçantë, që Saranda ka me Austrinë”, u shpreh Gurma.