VIDEO nga rruga Lëkurës-Kanali i Çukës, Rama: Ky sezon ka nisur me këmbë shumë të mbarë në Sarandë
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga unaza panoramike në Sarandë, Lëkurës – Kanali i Çukës.
Rama theksoi se, ky sezon turistik ka nisur me këmbë shumë të mbarë.
“Mirëmëngjes dhe me unazën panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandën ku ky sezon ka nisur me këmbë shumë të mbarë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Unaza panoramike e Sarandës do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e lëvizjes urbane kryesisht gjatë sezonit turistik, por do të japë në të njëjtën kohë tjetër qasje, koncept e zhvillim për zonën ku ajo kalon.
Rruga është e gjatë 2.33 km, e gjerë 11 m me gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m dhe ka trotuare në të dy anët e saj me të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar do të lehtësojë lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.