FOTO/ Moti i keq, Bistrica del nga shtrati
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme.
Moti i keq ka shkaktuar mjaft probleme edhe në zonën e Sarandës.
Për shkak të reshjeve të dendura, lumi Bistricë ka dalë nga shtrati duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinave në këtë aks si dhe ka shkaktuar probleme serioze.
Gjithashtu edhe lumi i Navaricës ka dal nga shtrati.
Forcat e emergjencave jane në monitorim të vazhdueshëm për të normalizuar situatën.