VIDEO/ IKMT zbarkon në Ksamil, nis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje
Strukturat e ekzekutimit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të mbështetura dhe nga INUV në bashkinë Sarandë kanë nisur këtë të martë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.
Mjetet e rënda të IKMT-së kanë prishur objekte pa leje dhe struktura metalike të vendosura mbi det.
Bëhet me dije se, aksioni i IKMT-së pas Ksamilit do të vijojë në zonën e Berdeneshit e më pas në qytetin e Sarandës.