U arrestua për tjetërsim pronash, digjet zyra e noterit në Sarandë
Digjet gjatë orëve të para të mëngjesit zyra e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë.
Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin zyrës në qendër të qytetit.
Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë për Anagnostin Gjykata vendosi “Arrest në burg” me afat 45 ditë.
Anagnosti është në mesin e zyrtarëve të arrestuar më 1 qershor.
“Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarr në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.