Presidenti i ri, i paditur në SPAK për bazën e Sarandës
SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe kandidati për president, Bajram Begaj.
Këta persona janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.
Përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.
Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin.