E pazakontë, i riu vjedh portën e spitalit të Sarandës
Një person është arrestuar për shkak se akuzohet për vjedhje.
Policia sqaron se bëhet fjalë për të riun 29-vjeçar, Dh.T, banues në lagjen nr.1, Sarandë.
Ai u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës.
Njoftimi:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës.