Rrëzohet kamioni në aksin Orikum-Kaninë, humb jetën shoferi
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në pasin Orikum-Kaninë në Vlorë, ku një kamion është rrëzuar.
Sipas bluve, ka dyshime se shoferi ka ndërruar jetë, ndërkohë që pasagjeri që ndodhej në kamion, nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.