Ksamili hap dyert për turistët e parë, shqiptarët nga Kosova dhe turistë nga Afrika e Jugut
Enisa nga Afrika e Jugut është një ndër pushueset e para që nisin plazhin në Ksamil.
Pasi i shoqi e pa Ksamilin në internet, ajo nuk e mendoj dy herë për të ardhur, për të parë atë që e quan vendin më të bukur qe ka parë ndonjëherë.”
“Vij nga Afrika e Jugut. Eshtë vendi më i bukur që kam qenë. Sidomos deti. Do të doja të kisha më shumë para që të qëndroja më gjatë” thotë Enisa.
Subjektet turistike atje i kanë hapur dyert 10-ditëshin e fundit.
Qetësia që mbizotëron para nisjes se fluksit, po u pëlqen edhe britanikëve që gjithashtu duken të kënaqur.
Përsa u përket cmimeve mbeten relative, sipas buxheteve të pushuesve.
Shqiptarët e Kosovës mbeten për cdo vit besnikët e brigjeve të Ksamilit, dhe të parët që fillojne plazhin. Thonë se nuk e ndërrojnë as me Dubain, por rezervat për infrastrukturën nuk i kursejnë.Plazhet e Ksamilit mbeten nga më të vizituarit çdo vit, ndërs prenontimet mbeten pozitive edhe për këtë sezon veror.