Sarandë, policia arreston punonjësin e ASHK: Ja për çfarë akuzohet
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, , bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.