Ndarja nga jeta e profesor Voco Shinos, familja mesazh mirënjohje për qytetarët që iu bashkuan dhimbjes së tyre

Pak ditë më parë u nda nga jeta në moshën 77- vjeçare, profesori i njohur nga Delvina Voco Shino.

Një humbje që i preku të gjithë, ku qindra qytetarë shprehën ngushëllimet për profesor Voco Shinon, i cili gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm në Delvinë e Sarandë.

Familja e tij në një mesazh dërguar në Sarandanews.com kanë shprehur mirënjohjen dhe falenderimet e tyre për të gjithë qytetarët për respektin dhe ngrohtësinë që shprehën për të afërmin e tyre.

MESAZHI

Ju falenderojmë sinqerisht shumë për respektin dhe ngrohtësinë që na keni dërguar pa kursim, në humbjen e të dashurit tonë, Voco Shino!

Humbja e familjes sonë është e madhe dhe dhimbja shumë e thellë. Ngushëllimet tuaja të shumta kanë prekur zemrën e shpirtin tonë, kaq shumë të lënduar këto ditë!

Ne humbëm bashkëshortin dhe babain tonë të shtrenjtë, ju një mik e qytetar të mirë, që absolutisht do përulej me shumë dashuri e respekt, para dashurisë e respektit që ju të gjithë na falët ne, familjes së tij, në këto ditë të vështira.

Vetëm të mira e bekime për të gjithë ju e familjet tuaja!

Me respekt, Flora Shino edhe vajzat!